Me diell dhe ngrohtë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe pak më i ngrohtë me vranësira të vogla lokale dhe me erë të dobët nga jugu.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri më 19 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 25 deri në 32 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell dhe me erë të lehtë nga jugu.

Temperatura e mëngjesit do të bjerë deri në 16 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 30 gradë Celsius.

Edhe në rajonin e Ohrit dhe të Prespës do të mbajë mot i ngjashëm, me temperaturë deri më 30 gradë, ndërsa në rajonin e Dojranit deri më 32 gradë Celsius.

Gjatë ditëve të ardhshme do të mbajë mot stabil, i thatë dhe i ngrohtë. Të enjten do të ketë kushte për shi afatshkurtër lokal dhe bubullima të rralla. Deri të enjten temperatura do të jetë në rritje, ndërsa nga e premtja do të ketë tendencë për rënie të butë.

Lajme të ngjashme

Back to top button