Dialogu pushtet-opozitë, sytë drejt kryeministrit

Pothuajse tre javë pasi që lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka thirrur LSDM-në në bisedime, partia e Zoran Zaevit ka thyer heshtjen në lidhje me dialogun në relacion qeveri – opozitë.

Mbeten në insistimin për qeveri teknike si kusht i vetëm të ulen në tavolinë të njëjtë me VMRO-DPMNE, ndërsa pyetja nëse ka zhvendosje të bisedimeve nga pika në të cilën janë ndalur nga LSDM me përgjigje: “A do të ketë dialog dhe zhvendosje të bisedimeve varet vetëm nga Nikolla Gruevski”, kanë thënë për “Dnevnik” nga LSDM.

Sipas informacioneve, LSDM-ja pas pushimeve verore, do të punojë në, siç thonë ata, “të gjitha segmentet që do të kontribuojnë për ndryshim të Gruevskit nga vendi i kryeministrit”. Aktivitetet e radhës, siç mësojmë do të jenë të përforcuara, ndërsa do të punohet në bazë të strategjisë për veprim jashtë institucioneve.

“Për informacionet në lidhje me realizimin e saj opinioni do të lajmërohet me kohë”, thonë më tej nga LSDM. Por edhe pse pesë kërkesat LSDM i ka përmendur si pjesë të strategjisë së saj dhe pjesë e bisedimeve, pas dy muajve nga takimi Gruevski-Zaev, dialogu qëndron në vend.

I fundit që u shpreh para opinionit ishte Gruevski, i cili për festën e Ilindenit kërkoi kërkesa të arsyeshme nga LSDM, por situata prej atëherë është në qetësi. Deri më tani nuk ka paralajmërime as për takim të ri liderësh, në të cilën do të bisedojnë për kthimin e
mundshëm të opozitës në Parlament. Por, jozyrtarisht, nga dy partitë japin shpresë se është e mundur që në vjeshtë të arrihet deri te bisedimet, dhe marrëveshjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button