Arrestimet u shoqëruan edhe me fyerje, fashizma e “linçime” (Foto)

Spektakli i krijuar me arrestimet e 40 të dyshuarve për pjesëmarrje në Luftën e Sirisë, si duket ka qenë shkak i daljes në pah edhe i një gjuhe të urrejtjes ndaj “mjekroshëve”.

Qysh të martën, ditën e arrestimit të dyshuarve për “terrorizëm”, krahas pompozitet dhe mburrjes së institucioneve me arrestimet e të ndaluarve, kemi një paraqitje e një gjuhe e cila haptazi thërret në mos durim fetar, fashizma, fyerjen e profetit Muhamed, e deri te kërkesa për eliminim fizik të “mjekroshëve”.

Madje, në këtë valle (përdorimin e këtij fjalori linçues dhe përjashtues), përveç qytetarëve të zakonshëm kanë hyrë edhe disa figura të njohura në shoqërinë kosovare.

Njëri nga ta, në murin e tij në rrjetin social Facebook, duke aluduar në arrestimet e 40 të dyshuarve për pjesëmarrje në luftën e Sirisë, shkruan se “ajri në Kosovë është më i pastër”.

Derisa tjetri, përveçse e fyen profetin Muhamed (personaliteti i të cilit konsiderohet i shenjtë tek myslimanët) duke e quajtur atë dhe urdhrat e tij “ideolog/gji fashist/e”, ai kërkon që të arrestohen të gjithë “xhihadistët” siç thotë ai muhamedan, sepse kjo hapësirë (hapësira shqiptare) sipas tij, është për “shqiptarë dhe jo për lesh–arapi”.

Derisa një tjetër eksponent i politikës kosovare nuk ngurron që të arrestuarit t’i quaj “flliqana”, duke shkruar në statusin e tij në Facebook: Kosova is mys tate. Kosova is Anti-Fllichans State. I am proud.

Përveç linçimeve dhe fyerjeve në drejtim të “mjekroshëve”, disa kanë shkuar një hap “përpara”, madje duke kërkuar edhe “kokat” e “mjekroshëve”. /Telegrafi/

—————————————————————————————————————-

——————————————————————————————————————–

——————————————————————————————————————–

Lajme të ngjashme

Back to top button