Harta e krizave

Bota zije nga konflikte dhe luftëra të përgjakshme. Protesta të ujgurëve muslimanë në Kinë, konflikti budist-musliman në Birmani, vrasjet mes rebelëve dhe policëve në shtetin Qendror të Afrikës, Lindja e Mesme me Pranverën Arabe, pa mos harruar këtu edhe Ukrainën Lindore, që konfliktin botëror e ka sjellë më afër kontinentit evropian. E gjithë kjo, si asnjëherë më parë na ka sjellë në mendje pyetjen, vallë sa jemi të sigurtë në Evropë?

Duke pas parasysh rolin jo aktiv të SHBA-ve në botë, duket se konflikti do marrë përmasa më të mëdha. Sëpaku kështu e nxjerr edhe harta e konflikteve,  botuar në gazetën Die Welt në Gjermani, ku kjo e fundit, kërkon edhe angazhim më të madh ndërkombëtar të Gjermanisë, për të ruajtur stabilitetin e vet.

Në hartën që ua sjell edhe Portalb, mund të shikoni që Afrika, Azia, por edhe Amerika Latine, shfaqen me të kuqe, si të rrezikuara nga krizat e ndryshme. Keq qëndron edhe Turqia, ndërsa vendet më të sigurta janë vendet skandinave. /Portalb

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button