Axhiev: Sfida e radhës në mandatin e ri, zbulimi i 400 spiunëve

Kryetar i Komisionit për Verifikimin e Fakteve,  Tome Axhiev, ka pohuar se në mandatin e tij të ri priten të zbulohen edhe rreth 300 – 400 spiunë të rinj.

“Pasi të përfundoj mandatin në vitin 2019, lustrimi do të fitojë kuptimin e vërtetë pasi i zbardhi të  vërtetat nga viti 1945 e këndej. Disa persona të cilët i kemi konsideruar si të rëndësishëm, do të kenë një qasje ndryshe, ndoshta edhe negative për kontekstin historik, kurse persona të tjerë do të fitojnë vendin e merituar në luftën për Maqedoni të pavarur”, ka thënë për “Dnevnik”, Axhiev .

Ai pohon se sfida e tij e radhës ështëqë t’i shqyrtojë edhe rreth 15 mijë dosje, por të arrijë dhe të hapë dosjet nga arkivat e Beogradit nëpërmjet marrëveshjes së re të bashkëpunimit që e kanë nënshkruar Maqedonia dhe Serbia. “Vlerësoj se numri i bashkëpunëtorëve në Maqedoni lëvizë nga 500 deri në 700. Përvoja e deritanishme, por edhe e vendeve të Evropës lindore, të cilët e kanë bërë lustrimin, kanë treguar se ekziston një proporcion ndërmjet numrit të dosjeve dhe numrit të spiunëve, kështu që numri i bashkëpunëtorëve është rreth 2% në krahasim me numrin e dosjeve. Për shembull në Çeki nga 340 mijë dosje, në fund dolën se 7 mijë janë bashkëpunëtorë”, tha Axhiev.

Lajme të ngjashme

Back to top button