Blerim Destani simpatizues i shahut

Në botë lindin shumë njerëz që kanë dy talente. E një talent të dytë e ka edhe aktori Blerim Destani. Përveç aktrimit, ai duket se është shumë i suksesshëm edhe në lojën e shahut ndonëse ndonjëherë i duhet ndihmë nga dikush që ai të fitojë.

Në një fotografi që e ka postuar në ‘Instagram’, Destani shihet që është duke luajtur shah dhe është shumë i koncentruar për potezën e radhës që do e luaj.

“A ka naj bash bre, se dua të humb? ka kohë qe s’kam humb”, ka shkruar poshtë fotos ai. Përveç shahut në biografinë e aktorit ndër sportet e tjera të preferuara janë futbolli dhe boksi. Blerimi është protagonist i shumë filmave dhe ndër filmat më të suksesshëm ku ai ka marrë pjesë janë ‘Koha e Kometës’ ‘Atje ku nuk lind dielli’, ‘Dossier K’ dhe shumë të tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button