Milani zhgënjen, tjetër humbje në miqësore

Milani i Inzaghit pësoi një tjetër humbje dhe sërish në miqësore, këtë herë 2-1 në Mestalla përballë Valencias.

Sinjalet nga loja e ndryshuar e kuqezinjve janë optimiste, duke i vendosur shpesh në vështirësi të zotët e shtëpisë. Lojës interesante i vendoset shkelmi nga episode pasigurie që njollosin debutimin e shumëpritur të Diego Lopez, por edhe gardiani spanjoll i ardhur nga Reali i Madridit nuk mund të përjashtohet nga përgjegjësia kolektive. Për trofeun Naranja, në fushë ndodhej Valencia me përkushtim të plotë, ndërsa përballë ishte Milani me mungesa të shumta, si Balotelli, Niang, De Jong, Saponara, De Sciglio e Montolivo.

Në sulm megjithatë ndodhej treshja e respektuar Honda-Pazzini-El Shaarawy, me Faraonin në veçanti që përpiqet të rifitojë kohën e humbur. Për t’u vlerësuar edhe Poli e Cristante, më shumë se Muntari që dukej nervoz, ndërsa Zapata nuk kishte lidhje aspak me paraqitjet për Kolumbinë në Botëror, duke lënë hapësira për golin e parë të Valencias me anë të Alcacer nga 40 metra distancë.

Gjithsesi reagimi nuk mungon dhe është Keisuke Honda që lëshon një perlë drejt portës së spanjollëve në minutën e 27-të duke e konvertuar në gol goditjen e dënimit. Eshtë vërtet një super gol ky nga ana e japonezit por që e bën të harrohet shumë shpejt me dy gjuatje nga këndi, ku topi shkon për mos t’u kapur drejt qiellit, të denja për në sportin e bejsbollit. Një tjetër çoroditje e mbrojtjes kuqezi shfrytëzohet siç duhet nga Rodrigo, që realizon të dytin gol në minutën e 39-të për Valecian dhe të fundit për këtë miqësore në Mestalla.

Lajme të ngjashme

Back to top button