Luana Vjollca ‘hot’ në ‘Summer Fest’

Ish prezantuesja e emisionit ‘Top Select’ që transmetohet në Top Chanel Luana Vjollca përmes një fotografie të hedhur në rrjetin social ‘Facebook’ ka bërë të ditur se tashmë ajo dhe qyteti i Durrësit janë gati për edicionin e radhës të ‘Summer Fest’ që ka filluar në këtë qytet.

Ajo po ashtu në këtë rrjet ka hedhur një fotografi ‘selfie’ së bashku me prezantuesin Ledion Lico dhe me një pjesë të publikut. “Ky ishte një selfie original @ledionlico Durrësi” ka shkruar ajo poshtë fotos.

Ajo përveç prezantimit ka filluar të merret edhe me muzikë ku në muajin korrik ka hedhur në treg këngën e saj të dytë që quhet ‘Luanët’ dhe që është në bashkëpunim me Real 1 dhe Dj Blunt. Deri me tani kjo këngë ka arritur rreth 500 mijë shikime në kanalin ‘Yotube’.

Lajme të ngjashme

Back to top button