Nga e hëna nis aplikimi për shlyerjen e borxheve

Që nga dita e hënë, qytetarët mund të paraqesin kërkesat për shlyerje të borxheve, sipas projektit të Qeverisë për lehtësimin e borxheve për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve.

Ministria e Financave njoftoi se kërkesa mund të dorëzojnë përdoruesit e ndihmës sociale dhe financiare, të papunët për më shumë se 12 muaj dhe ata që janë në rrezik social për shkak të vdekjes së bashkëshortit ose paaftësi të rënda dhe sëmundje të shkaktuara në pesë vitet e fundit.

Ministri i Financave, Zoran Stavreski ka shpjeguar se qytetarët duhet plotësuar formularin e aplikimit dhe duhet të kenë një kartë identiteti për veten dhe familjen.

Lajme të ngjashme

Back to top button