Jankullovska: Po e përcjellim me vëmendje dukurinë e shkuarjes në Siri dhe Irak

Maqedonia po i ndjek me vëmendje dukuritë e ekstremizmit jo vetëm në vend, por edhe në rajon. Ministrja e Brendshme thotë se ka kontakte dhe shkëmbim informatash me Kosovën, ku u arrestua një grup i madh ish luftëtarësh në formacionet në Siri dhe Irak.

“Ne me Kosovën kemi firmosur marrëveshje për bashkëpunim policor në kuadër të së cilës këmbehet një sasi e caktuar të dhënash, por vazhdimisht ka hapësirë për bashkëpunim më të mirë dhe më intensiv. Sidomos kur bëhet fjalë për çështjet që janë një kërcënim serioz për sigurinë”, ka thënë Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Në opinion deri tani flitet për të paktën 4 shtetasve nga Maqedonia që kanë rënë viktima në konfliktit në Siri, e që luftonin në anën e kryengritësve. Nuk ka vlerësim zyrtar lidhur me numrin e saktë të shtetasve nga Maqedonia, me pjesëmarrjen konkrete në luftërat në Lindjen e Afërt dhe në Afrikën Veriore, dhe aktualisht, policia nuk dëshiron të ndajë informacione publike për këtë çështje.

 “Kur bëhet fjalë për çështje që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare, sasia e informatave që mund të jepen për opinionin, është e kufizuar”, u shpreh Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Sipas vlerësimeve jozyrtare, numri i vullnetarëve nga Bosnja, Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Kroacia dhe Bullgaria është rreth 600. Ligjet e Maqedonisë nuk parashikojnë sanksione për pjesëmarrësit në luftërat e huaja ndonëse me ndryshimet e propozuara të Kodit Penal janë parashikuar dënime për rekrutimin e ushtarëve për ushtritë e huaja, dhe madje në kohëzgjatje prej 1 deri 5 vjet burg.

Lajme të ngjashme

Back to top button