LSDM-ja kërkon financuesit e përmendoreve të reja, VMRO kthen me kundër akuza

LSDM-ja kërkon nga Drejtoria e të Ardhura Publike dhe ajo për Zbulim Financiar, që të hulumtojnë krimin e mundshëm lidhur me financimin e 5 përmendoreve të reja, që tashmë kanë bazamentin në Qytetin e Shkupit. Nënkryetari i kësaj partie Damjan Mançevki kërkon gjithashtu përgjigje nga vet kryeministri Gruevski, të tregojë se kush është shoqata anonime qytetare për bashkim shpirtëror të Setincës, Popadincës dhe Krushoradit nga Lerini, e regjistruar në Maqedoni, që dhuron paratë për ndërtimin e përmendoreve kontestuese. LSDM-ja dyshon se kryeministri Gruevski ka lidhje direkte me Shoqatën donatore.

“Heshtje e plotë nga ana e Nikolla Gruevskit, VMRO DPMNE-së, si dhe shoqatës qytetare për bashkim shpirtëror të Setincës, Popadincës dhe Krushoradit nga Lerini, për çështjen se kush i ka paguar dhe përpunuar 5 përmendoret që po i vendos Qyteti i Shkupit…Punimet janë në vazhdim e sipër, që do të thotë se dikush e ka paguar vendosjen e tyre. Në interes të popullit, sot kemi bërë kërkesë pranë Drejtorisë për Zbulim Financiar dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike për të bërë kontroll tatimor. Kërkojmë që të vërtetohet burimi i financimit, i parave, sa kushtojnë dhe kush i ka përpunuar 5 përmendoret që janë donacion i kësaj shoqate anonime”, deklaroi Damjan Mançevski, nënkryetar i LSDM-së

“Kërkojmë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike si organ kompetent që të bëjë kontroll tatimor mbi punën e kësaj shoqate anonime, duke marrë parasysh se paraqitet si donatore e përmendoreve që janë me vlerë, shumë më të madhe se sa fitimi i tyre vjetor. Nga Drejtoria për Zbulim Financiar kërkojmë që të bëhet hetim për burimin e financimit dhe nëse shoqata qytetare për bashkim shpirtëror të Setincës, Popadincës dhe Krushoradit nga Lerini ka vepruar sipas ligjit për parandalimin e larjes së parave”, tha Mançevski

 

Lajme të ngjashme

Back to top button