Xhaferi: Maqedonasit të rezervuar për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit

Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi ka thënë se janë shqiptarët dhe ministrat e BDI-së që kontribuojnë në implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, derisa te maqedonasit kjo ende ka një doze rezerve. Sipas tij, aty ku menaxhojnë shqiptarët janë bërë përpjekje më ndryshe dhe më dinamike që më lehtë të arrihen rezultate më të mira.

“Kjo varet nga politika e partisë. Për fat të keq, krijohet një perceptim se shqiptarët janë ata të cilët kontribuojnë për implementimin e Marrëveshjes kornizë, sepse kanë edhe interes direkt nga votuesit, ndërsa pala tjetër është kundër, e cila nëse e realizon këtë si prioritet do të humb në trupin votues. Këtu kemi edhe politikën ditore që në demokraci megjithatë është e pranueshme”, thotë në intervistën për Inbox7, zëvendëskryeministri Xhaferi.

A mund të na jepni një vlerësim se si po zbatohet Marrëveshja e Ohrit pas 13 viteve nga nënshkrimi i saj?

“Ka ankesa të ndryshme dhe ka mundësi që të debatohet për dinamikën e implementimit të Marrëveshjes kornizë. Ne ashtu si edhe ato që janë gjithmonë kritikues për përmbajtjen e Marrëveshjes kornizë jemi të vetëdijshëm se ka përparim. Vlera historike e marrëveshjes është se në atë moment kur është nënshkruar ka shpëtuar shtetin nga shkatërrimi, ndërsa është autentik në krahasim me marrëveshje tjera paqësore për shkak se nuk pranohet si princip- vendim mbi bazën e ndarjes territoriale, por Maqedonia të promovohet si shtet demokratik.

Nëpërmjet Marrëveshjes kornizë dhe ndryshimeve të Kushtetutës humbet majorizimi dhe etnocentrizmi në vend që ishte i rregulluar ashtu me Kushtetutën e vjetër ku kishte majorizim për bashkësitë e tjera etnike dhe shtohet mekanizmi në Kushtetutë për përfaqësim të drejtë në të gjitha nivelet e  institucioneve edhe për bashkësitë etnike tjera.

Konflikti ishte me komunitetin shqiptarë, ndërsa nëpërmjet kësaj përfituan edhe komunitetet më të vogla. Duhej të decentralizohet Republika e Maqedonisë në drejtim të konceptit evropian me qëllim që të i jepet më shumë pushtet nivelit lokal.

Ia dolëm nëpërmjet reformës kushtetuese, që pushteti lokal të fitojë në përmbajtje dhe në sferat si arsimi dhe kultura të kenë rezultate më të mira. Edhe pse matematikisht nuk është arritur përfaqësim I drejtë”, ka thënë Xhaferi.

Kur do të duhej të mbarojnë punësimet sipas marrëveshjes kornizë? “Duhet të kemi kujdes me diskriminimin pozitiv. Periodikisht ndryshohet kjo dinamikë. Ndonjëherë duhet të punësohen kuadro të reja maqedonas dhe menjëherë kjo përqindje ndryshohet. Përafërsisht kërkohet ky balancë. Edhe pse ne nuk mund të monitorojmë shtetin çdo ditë”, vlerëson zëvendëskryeministri Musa Xhaferi.

Lajme të ngjashme

Back to top button