Deulofeu huazohet te Sevilla
![Gerard Deulofeu](https://i2.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/08/Gerard-Deulofeu.jpg?fit=700%2C396&ssl=1)
Gerard Deulofeu do të vazhdoj të luaj si huazim. 20 vjeçari që edicionin e fundit ishte i huazuar nga Barcelona te Evertoni, nuk ka arritur ta bindë trajneri Luis Enrique, për të qenë pjesë e ekipit të parë katalan.
Sulmuesi i talentuar tani është huazuar te skuadra spanjolle, Sevilla, lajmi është konfirmuar nga vetë skuadra kampione e Europa League.
“Sevilla dhe Barcelona kanë arritur një marrëveshje për të huazuar Gerard Deulofeu te klubi Andalusian për edicionin 2014-2015”, thuhet në njoftimin e Sevillas.