Konfirmohet skualifikimi për Suarez, por mund të stërvitet

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka vendosur: konfirmohet skualifikimi për Luis Suarez deri më 25 tetor. Sulmuesi uruguajan i Barcelonës mund të marrë pjesë në stërvitjet e skuadrës së tij të re dhe mund të jetë i pranishëm në stadium në të gjitha ndeshjet.

Arsyet e këtij vendimi do të publikohen në ditët dhe javët në vazhdim.

Luis Suarez u dënua me 4 muaj pezullim nga çdo aktivitet sportive, madje ai nuk lejohet të stërvitet me skuadrën apo të jetë i pranishëm në stadium pas kafshimit të mbrojtësit italian Giorgio Chiellini në ndeshjen e fundit të Grupit në Kupën e Botës.

Lajme të ngjashme

Back to top button