Ledioni në lidhje me Sara Hoxhën?

Moderatori i njohur i Top Channel, Ledion Lico, raportohet se po shijon një lidhje dashurie me vajzën e pronarit të Top Medias, Sara Hoxha.

Mediat në Shqipëri shkruajnë se dyshja janë parë duke u përqafuar dhe puthur në makinën e Ledionit, derisa Sara thuhet se shpeshherë viziton Ledionin edhe në lagjen ku ai jeton, “Kodra e Diellit”.

Ndërkohë dyshja shpesh komunikojnë edhe përmes mediave sociale, duke mos kursyer komplimentet dhe pëlqimet për njëri-tjetrën.

Sara Hoxha është vajza e dytë e pronarit të ndjerë të Top Medias, Dritan Hoxha. Pas studimeve në Itali, ku jetoi një kohë, dhe pas vdekjes së babait ajo është rikthyer në Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Back to top button