Kryeministri Rama, ylli i ri politik në Bruksel

Cili politikan ballkanik do të mund të jetë “i preferuari” i kancelares gjermane Angela Merkel, kjo do të bëhet e qartë pas dy javësh, kur pritet të mbahet në Berlin një takim i kryeministrave të vendeve ballkanike, të ftuar personalisht nga kreu i shtetit gjerman.

Sipas medieve maqedonase, “Utrinski vesnik”, deri më tani në Berlin kanë shprehur simpati të theksuar për kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili sipas medias, është duke u bërë yll i ri politik në Bruksel.

Në këtë peisazh optimist nuk gjendet Maqedonia, për shkak të paralajmërimeve personale të kancelares Merkels se vendi duhet të bëjë hapa konkret në negociatat për çështjen e emrit me
Greqinë, raporton “Utrinski vesnik”.

Takimi në Berlin do të mbahet më 28 gusht, ku do të mblidhen kryeministrat e të gjithë ballkanit dhe përveç kancelares Merkel do të jenë të pranishëm edhe presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso dhe komisionerët e tjerë të BE-së.

Sipas disa spekulimeve, është duke u përgatitur një Plan Marshal për vendet ballkanike, një përpjekje për t’i bindur vendet që të qëndrojnë fort pas synimeve për integrimet evropiane, përballë tendencës së Rusisë për të shtrirë ndikimin në rajon.(GazetaIdea)

Lajme të ngjashme

Back to top button