Nuk ka rritje të çmimit të banesave shtetërore

Vetëm 15 % e banesave të përgjithshme të ndërtuara nga Shoqëria Aksionare për Ndërtimin dhe Menaxhimin e Hapësirave Banesore dhe Afariste, janë shitur përmes projektit “bli shtëpi, bli banesë”. Banesat e tjera që ndërton kjo ndërmarrje, blihen për shkak të çmimit më të lirë. Drejtori i Shoqërisë Cvetko Grozdanov thotë se edhe tek këto banesa, varësisht nga vendndodhja në kryeqytet, çmimi në të ardhmen do të jenë nga 795 deri në 850 euro për metër katror, traseton Alsat.

“Baza e shoqërisë sonë aksionare është shmangia e rritjes së çmimeve në mënyrë joreale. Thjeshtë, ne vendosim baraspeshë në treg dhe e balancojmë çmimin që ai të jetë real në treg. Nuk do doja të komentoja rreth investitorëve privatë dhe atyre që ndërtojnë, por për ne, në çmimin tonë janë llogaritur të gjitha shpenzimet”, tha Cvetko Grozdanov, drejtor i Shoqërisë Aksionare për Ndërtimin dhe Menaxhimin e Hapësirave Banesore dhe Afariste.

Kjo Shoqëri do të ofrojë hapësira afariste në qendër të Shkupit, konkretisht në garazhin në kate përballë Qendrës Tregtare të qytetit, për 20% më lirë se investuesit privatë, me qira apo për shitje. Në shpalljen publike janë nxjerrë 3200 metra katrorë, prej të cilëve 400 janë në bodrum, ndërsa hapësira tjetër është në 4 katet e tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button