Ja përse të dashuruarit e përdorin Facebook-un!

Shumë prej nesh në Facebook janë të njohur me ata çifte që përdorin rrjetin social si një platformë për të deklaruar dashurinë e tyre të përjetshme për njëri-tjetrin.

Përdoruesit e Facebook-ut të cilët kanë një lidhje romantike, kanë më tepër gjasa që të përdorin rrjetin social për të postuar detaje rreth jetës së tyre në çift, si dhe komente në faqen e partnerit të tyre.

Ndërkohë që për ne kjo mund të jetë disi e bezdisshme, studiuesit thonë se këto deklarata dashurie bëhen pasi çiftet kërkojnë të mburren për marrëdhënien e tyre si dhe të kontrollojnë njëri-tjetrin.

Studiuesit i prezantuan gjetjet e tyre në Shoqatën e Shkencës Psikologjike në San Francisko. Sipas këtyre të dhënave, Facebook-u ndikon në ndjenjën e përkatësisë, dhe në shëndetin mendor dhe mirëqenien e njerëzve.

Por pavarësisht kësaj, studimi zbuloi se këta persona që postojnë deklarata dashurie në faqen e partnerit të tyre, kanë një nivel të ulët vetëbesimi që lidhet kryesisht me pasigurinë në marrëdhënien e tyre.

Një arsye mjaft e veçantë, se përse këta përdorues të Facebook-ut e përdorin rrjetin social, është se ata kërkojnë të monitorojnë aktivitetet e partnerit të tyre dhe në një farë mënyre ta ‘spiunojnë’ atë./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button