Maqedonia në fazën e verdhë, temperatura deri 40 gradë

Territori i gjithë shtetit, sot dhe nesër do të prëfshihet me temperatura të larta të cilat e definojnë fazën e verdhë gjegjësisht alerte. Temperaturat do të lëvizin prej 34 deri në 40 gradë Celsius, varësisht nga rajoni.

Sipas paralajmërimit të meteo-alarmit nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, ditët me temperatura më të larta pritet të zgjasin deri në fund të javës.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se popullata nga i gjithë vendi nevojitet që t’i respektojë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta, siç janë: mbrojtje nga ekspozimi në diell, evitim të qëndrimit në të hapur në periudhën nga ora 11 deri në orën 17, konsumim të ushqimit të lehtë dhe lëngje, higjienë të duarve dhe mënyrë higjienike e përgatitjes së ushqimit dhe marrje të rregullt të terapisë tek të sëmurët kronikë. Kujdes të veçantë të kenë më të moshuarit, të sëmurët kronik, të cilët rregullisht duhet ta marrin terapinë e caktuar nga mjeku dhe pa nevojë të domosdoshme të mos dalin jashtë shtëpive.

Për shkak të temperaturave të larta dhe mundësisë së rritur për paraqitje të helmimeve me ushqim dhe sëmundje infektuese të zorrëve, nevojitet larje e detyrueshme e pemëve dhe perimeve para përdorimit të tyre, përgatitje termike e ushqimit, ruajtje e detyrueshme e ushqimit në frigorifer në +8 gradë, si dhe evitim të konsumit të produkteve të cilat prishen lehtë (kremëra të ndryshme, majonezët, akullore dhe të ngjashme).

Njëherit informon se pikat për parandalim nga valët ngrohëse vazhdimisht funksionojnë nëpër gjithë shtetin, çdo ditë në periudhën nga ora 18:30 deri në orën 21:30. Në të gjitha qytetet nëpër shtet në sheshe ose parqe janë vendosur pika parandaluese shëndetësore për kontrolle falas ku qytetarëve u matet tensioni i gjakut, shpërndahen afishe, dhe merren këshilla shëndetësore për parandalim nga moti i ngrohtë. Në Shkup janë vendosur tre pika mobile, prej të cilave një ndodhet në shtegun e këmbësorëve tek lumi Vardar dhe dy pika mobile janë sistemuar në të gjitha komunat e Shkupit.

Nga DPHM informojnë se në Maqedoni sot moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me erë të dobët jugore. Temperatura do të lëvizë prej 30 deri në 40 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe me erë të dobët jugore dhe me temperaturë deri 39 gradë Celsius.

Të shtunën pasdite do të ketë rënie të masës më të freskët ajrore nga veriu e cila të dielën do të ketë kushte për erë të përforcuar veriore, rënie të temperaturës për 6 deri 8 gradë dhe reshje të dobëta lokale të

 

Lajme të ngjashme

Back to top button