Haradinaj: Në shtator ia nisim punës

Lideri i AAK’së Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur se në pjesën e dytë të shtatorit do ta drejtojë Kosovën si kryeministër për katër vitet e ardhshme.

Ai ka bërë të qartë se koalicioni LDK-AAK-Nisma i ka numrat për ta formuar Qeverinë dhe ka përjashtuar çfarëdo bashkëqeverisje me PDK’në.

Haradinaj ka thënë se do të ishte mirë për PDK’në dhe Thacin që këtë herë ta japin kontribtin duke qenë pjesë e opozitës.

Haradinaj ka deklaruar se do ta udhëheqë dialogun me Serbinë, por është shprehur i gatshëm t’i japë përgjegjësi në këtë proces edhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka thënë se koalicioni ende nuk i ka ndarë postet ministrore por sipas tij, hisen e qeverisjes e kanë ndarë në bazë të kuotës. /Epoka e Re/

Lajme të ngjashme

Back to top button