Pse ushqimet biologjike janë më të mirat

Tashmë e dëgjojmë nga të gjitha anët se ushqimi me origjinë biologjike janë më të shëndetshme dhe shija e tyre është më e mirë. Por, nëse këto ushqime prodhohen në tokë, ashtu si gjithë ushqimet e tjera, çfarë kanë më të veçantë? Ja disa nga veçoritë e tyre…

Pikë së pari, këto produkte janë kultivuar dhe rritur pa nevojën e pesticideve, antibiotikëve dhe hormoneve. Konsumimi i ushqimit biologjik parandalon zhvillimin e toksinave, të cilat sulmojnë organizmin tonë. Ato përmbajnë 60% më shumë antioksidantë.

Lajmi është bërë i ditur nga një studim i publikuar në revistën shkencore “Journal of Nutrition”.

“Ushqimi biologjik është i pasur me antioksidantë dhe nuk përmban pesticide apo mbetje toksike”, është shprehur Carlo Leifer, profesor dhe autor i studimit në Universitetin e Newcastle në Britaninë e Madhe.

Duke qenë se është i kultivuar në të gjithë botën në mënyrë natyrale, ushqimi biologjik është më i shijshëm. Terreni që përdoret për kultivimin e këtyre produkteve ushqimore është i shëndetshëm dhe i varfër në substanca toksike, të cilat neutralizojnë shijen dhe në të njëjtën kohë eliminojnë flavinoidet, të cilat janë shumë të rëndësishme, sa i takon procesit të tretjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button