Abidal: Në Barçë kanë ndodhur gjëra të jashtëzakonshme

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Eric Abidal thotë se shumë gjëra “të jashtëzakonshme” kanë ndodhur në prapaskenë tek klubi katalanas që askush nuk e di.

Abidal ka pasur një kohë traumatike në Barcelonë, derisa ai ishte i shtrirë në spital nga kanceri, ndërsa tani ai ka folur për diqka që askush sipas tij nuk di nga njerëzit.

“Nuk do të harroj atë që Barcelona bëri për mua [gjatë sëmundjes time]. Unë nuk mendoj se ka pasur ndonjëherë ndonjë gjë si kjo”.

“Pavarësisht çdo gjëje, në Barcelonë kanë ndodhur shumë gjëra, të cilat nuk i ka publikuar kurr shtypi. Dhe këto janë gjëra të jashtëzakonshme”, tha Abidal për gazetarët.

Lajme të ngjashme

Back to top button