Sejfullahu gati për Olimpiadën për të rinj

Nesër ekspedita e përfaqësues së Maqedonisë do të niset për në Kinë, ku do të mbahen në Nanjing Lojërat Olimpike për të rinj. Në përfaqësuesen e Maqedonisë pjesëmarrës do të jenë edhe mundësi Eledin Sejfullahu dhe trajneri Sedat Baftiu.

Sejfullahu me trajnerin Baftiu dhe drejtorin e KM Liria Imer Kadriu ishin në konferencë për shtyp, ku shpalosën dhe ambiciet për këto gara olimpike.

“I përfunduam përgatitjet, me ç`rast nesër është nisja për në olimpiadë. Kjo është ëndrra e çdo sportisti që të merr pjesë. Zoti më mundësoi mua këtë. Me përgatitjet do të vazhdojmë edhe atje. Unë do ta jap maksimumin dhe shpresoj që do të ju gëzoj me ndonjë medalje dhe të korri sukses”, është shprehur Sejfullau.

I kënaqur nga faza përgatitore ishte edhe trajneri për kadetë, Sedat Baftiu. Ai shpreson që nga Nanjing të kthehen me ndonjë medalje.

“Jam i kënaqur me përgatitjet që i kemi zhvilluar në Shkup, në palestrën sportive ‘Mentaz Allajebegu’. Besoj që edhe atje do të vazhdojmë me stërvitjet, pasi kemi kohë, shkaku që paraqitjet në mundje janë prej 25 deri më 27 gusht. Si edhe në dy kampionatet evropiane, ku erdhëm deri te medaljet e bronzta, besoj që edhe kësaj here do të kthehemi me medalje”, deklaroi Baftiu.

Optimizëm ka edhe nga ana e drejtorit Kadriu, i cili shef potencial të madh te Sejfullahu.
“Ne shpresojmë në një arritje të mirë. Gjithçka varet edhe nga vet mundësi se si do të paraqitet atje, por sipas asaj që kemi parë, kundërshtarët që ai i ka, mundësi ynë ka një përvojë të madhe në garat ndërkombëtare. Ai e ka treguar vetën në dy kampionate evropiane, ku fitoi medalje të bronztë dhe shpresojmë që edhe nga këto Lojëra Olimpike të kthehet me medalje dhe me atë të na e zbardhë fytyrën të gjithë shqiptarëve në Shkup dhe Maqedoni”, është shprehur drejtori Kadriu.

Elmedin Sejfullau me trajnerin e tij Sedat Baftiu, por edhe me përfaqësuesit tjerë të Maqedonisë në këtë olimpiadë për të rinj që do të mbahet në Nanjing të Kinës, do të nisen të martën, ndërsa paraqitjen e tij në kategorinë deri në 54 kilogram do ta ketë me 27 gusht. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button