Shënohet 102 vjetori i Çlirimit të Shkupit

Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni (SHHSHM), në bashkëpunim me Shoqatën “Sofra gjakovare” – Shkup dhe Komunën e Çairit, shënojnë 102 vjetorin e Çlirimit të Shkupit.

Me këtë rast, më 12 gusht 2014 (e martë), do të mbahen manifestime të ndryshme kulturore dhe me homazhe para shtatores së Hasan Prishtinës në Shkup.

Pastaj në sallën e Komunës së Çairit në Shkup, do të mbahet tribuna me ligjërues Prof.Dr. Masar Rizvanolli, në temën: “Kontributi i trevës së Gjakovës në Kryengritjen e përgjithshme të vitit 1912”.
Në këto manifestime do të marrin pjesë personalitete të njohura nga jeta kulturore, politike, intelektuale, si dhe pinjollët e familjeve Hasan Prishtina, Bajram Curri, Idriz Seferi, Isa Boletini, Mehmet pashë Deralla, etj., të cilat kishin rol kyç në Çlirimit të Shkupit 102 vjet më parë.

Lajme të ngjashme

Back to top button