Rregulla të reja për rehabilitim mjekësor për katër grupe të të siguruarve

Nga 1 shtatori hyjnë në fuqi rregullat e reja për rehabilitim të specializuar mjekësor të cilat Fondi për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë i bëri në pajtim me shembujt modern në përvojat mjekësore dhe botërore.

Këtë sot në konferencë për shtyp e theksoi drejtoresha e Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë Maja Panarxhieva Zmejkova, e cila tha se me risitë edhe me Rregulloren e re për rehabilitim vendosën rregulla të reja për rehabilitim mjekësor për katër grupe të të siguruarve.

“Fëmijët deri 18 vjet me sëmundje onkologjike një herë në vit deri 15 do të mund të shkojnë në rehabilitim mjekësor pas përfundimit të terapisë onkologjike dhe në fazë të remisionit deri pesë vjet nga hyrja në remision. Të sëmurët nga multipleks skleroza dhe të siguruarit me atrit reumatik për herë të parë do të mund një herë në vit të shkojnë në rehabilitim mjekësor deri 21 ditë. Këtë të drejtë gjithashtu për herë të parë e vendosim edhe për personat me hemofili të cilët njëherë në vit deri 15 ditë do të mund të shkojnë në rehabilitim mjekësor” theksoi Parnarxhieva Zmejkova.

Shtoi se lehtësim i madh për këto të siguruar të cilët për herë të parë mund të fitojnë shërbim të tillë shëndetësor është që mund ta realizojnë vetëm me kontrolle konziliare në Klinikë pa pasur nevojë që paraprakisht të hospitalizohen.

Ky, theksoi Parnarxhieva Zmejkova, është edhe një projekt të cilin Fondi e realizon nga programi I ri qeveritar me qëllim të jemi më afër nevojave të të siguruarve tanë, megjithatë si aktivitet e punuam 10 muajt e fundit intensivisht, fillimisht përmes analizës komperative të të drejtave tona në rehabilitim të specializuar në raport me vendet në rajon me theks të posaçëm në vendet më të pasura në sigurimin shëndetësor – Kroacia dhe Sllovenia.

Theksoi se në Rregulloren për kërkesën e mjekëve për herë të parë vendosin edhe kundërindikacione për rehabilitim të specializuar mjekësor gjegjësisht për cilat sëmundje dhe në cilën gjendje nuk mund personi të shkojë në rehabilitim të specializuar mjekësor në kërkesë të shoqatës profesionale për shkak të komplikimeve të mundshme.

Këto janë 11 kundërindikaicione mes të cilave janë edhe sëmundja infektive aktuale, sëmundje patologjike, dmentim senil, angina pektoris jostabile, aritmi të pakontrolluara të zemrës, flebotormbozë të venave të thella të këmbëve, komplikim të cilat në mënyrë shtesë do ta rrezikojnë shëndetin e të siguruarve nëse shkojnë në rehabilitim mjekësor.

Me investim nga ana e Fondit për rehabilitim të specializuar mjekësor mundësohet që të siguruarit më shpejti t’i largojnë pengesat funksionale dhe ta përmirësojnë gjendjen e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button