Arrestohet grabitesi i argjendarisë

Policia e Tiranës ka arrestuar mëngjesin e së dielës autorin e grabitjes së një argjendarie, të ndodhur tre ditë më parë në kryeqytet. 

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave arrestimi u krye në Durrës, ku autori i grabitjes ishte zhvendosur për të humbur gjurmët.

Sipas burimeve, shtetasi Andrea Bregasi, 23 vjeç, u prangos falë provave të mbledhura nga specialistët e anti-krimit në ditët e fundit, mes të cilave rezultojnë disa objekte të grabitura prej tij dhe një motoçikletë e përdorur nga autori në të tilla raste.

Burimet saktësojnë gjithashtu se një rol të rëndësishëm në identifikimin e 23-vjeçarit luajtën pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë së argjendarisë së vjedhur. /TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button