Rama: Vaj medet PD, mbron piramidat në arsim

Vazhdojnë replikat PS-PD mbi vendimin për mbylljen e disa universiteteve private dhe shtetërore. Kryeministri Edi Rama reagoi sot menjëherë pas deklaratës së Genc Pollos, i cili tha se mbyllja e universiteteve u bazua mbi një kontroll jo transparent dhe aspak ligjor.

Në një njoftim në rrjetin social Facebook, Rama deklaroi se vendimi për mbylljen e universiteteve është ndërmarrë në raport me ligjin, të cilin Partia Demokratike e bëri por nuk e zbatoi asnjëherë.

Kreu i qeverisë e cilësoi deklaratën e Pollos si mbrojtëse e piramidave në arsim dhe garantoi vazhdimin e reformës në arsim. Nën tone ironike ‘Vaj medet PD’, kryeministri u shpreh:

“Vazhdojnë përçart në mbrojtje të piramidave në arsim, paçka së është zbatuar ligji që e bënë po se zbatuan kurrë. /Vaj medet PD/Reforma s’ndalet/”.

Lajme të ngjashme

Back to top button