Nënçmohet figura e Skëndërbeut!

Një bust i heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, është parë të shtunën në një grumbull mbeturinash në qytetin e Gostivarit.

Alarmin për një gjë të tillë e ka bërë Aleanca Kuq e Zi, që nuk ka vonuar për ta shpërndarë një fotografi në faqen e saj në rrjetin social facebook.

“Sapo ka ndodhur: Skandal i radhës në Gostivar, ku persona të pa identifikuar kanë shkatërruar bustin e heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe e kanë hedhur në një grumbull mbetje inertesh (mbeturina)”, thuhet reagimin e këas Aleance, transmeton koha.net. “Kini kujdes, ashtu si Serbia, Greqia edhe Maqedonasit kanë filluar të përdorin teorinë e ‘Perca dhe Sundo’. Kjo me siguri është një veprim maqedonas për ta futur përçarjen mes shqiptareve. Turp”, thuhet në komunikatën.

Ngjarje të tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën. Një qytetar nga Kaçaniku u dënua në Kosovë se filmonte veten duke “rrahur” bustin e heroit kombëtar, ndërsa në Shqipëri pak kohë më parë u gjet një bust i Skëndërbeut me bisht. Edhe në Londër një kohë u demolua busti Gjergj Kastriotit dhe fatkeqësisht nuk ka pasur ankesa. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button