Cozman: Qeni që leh, kurrë nuk kafshon

Hip hop superyllit, Cozman, duket t’i ketë ardhë në maje të hundës situata mes reperëve shqiptarë kohëve të fundit.

Reperi i hitit “Fenix” i cili po qëndron në hije duke përcjellë zhvillimet dhe duke punuar në projektet e tij të mëdha, ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për të reaguar, transmeton Telegrafi.

Në një foto të realizuar së fundmi ku ai shfqet me shumë stil, Cozy ka shkruar një tekst thumbues për gjithë hip hop skenën.

“Eshtë kështu si është… Qeni që leh kurrë nuk han…”, ka shkruar Cozman në anglisht.

Ndryshe Cozman gjatë gjithë vitit ka qenë i angazhuar në turne me Tunën, teksa tashmë ata filluan edhe serinë e dytë të turneut Fenix Tour 2. Shumë shpejt Cozman pritet të vijë me projekte të mëdha.

Lajme të ngjashme

Back to top button