Dy qytetarë të Strumicës kanë ndërmjetësuar për marrjen e statusit azilant në BE

Dy qytetarë të Strumicës kanë ndërmjetësuar për marrjen e statusit azilant në disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian për shumë prej 200 deri 300 euro për një anëtar të familjes.

Siç kumtoi MPB-ja, kundër M.M. (40) dhe O.A. (39), të dy nga Strumica, nga ana e SPB-Strumicë deri te prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit kanë parashtruar padi penale për shkak të ekzistimit të dyshimit themelor “keqpërdorim të regjimit pa viza me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe të Marrëveshjes së Shengenit”.

“Në të vërtetë, i denoncuari i parë dhe i dytë gjatë vitit të kaluar, me qëllim që të përfitohen me pasuri pronësore, kanë nxitur, organizuar dhe kanë transportuar persona në shtetet nga Bashkimi Evropian dhe Marrëveshja Shengen më së shpeshti në qytetin Dortmund, Gjermani me qëllim që personat të përfitohen me të drejta ekonomike dhe sociale që është në kundërshtim me të drejtën dhe rregullat e Bashkimit Evropian, Marrëveshjes Shengen dhe të drejtën ndërkombëtare”, thuhet mes tjerash në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Back to top button