Kamera termike për parandalimin e virusit Ebola

Në Aeroportin “Aleksandi i Madh” janë vendosur sot kamera termike si pjesë e masave të ndërmarra nga autoritetet shtetërore për parandalimin e virusit Ebola.

Kamerat do të monitorojnë 24 orë për të pikasur personat që mund të jenë potencialisht të prekur nga virusi.

Nëse kamerat vërtetojë se ndonjëri mund të ketë shenja të virusit, si mund të izolohet dhe t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.

Së fundi Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë ka shtuar masat për parandalimin e virusit, ndërkohë që edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka dërguar një shkresë Maqedonisë në të cilën kërkon masa të rrepta për parandalimin e virusit.

OBSH ka njoftuar se virusi Ebola është përhapur në Guinea, Sierra Leone, Liberi dhe Nigeri, ku deri tash janë prekur 1,779 persona, prej të cilëve 961 kanë vdekur.

Lajme të ngjashme

Back to top button