LSDM, sërish i bën thirrje Gruevskit të tregojë kush i paguan përmendoret

Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE, Qyteti i Shkupit, e as Shoqata për bashkim shpirtëror në Setince-Popadinci dhe Krushoradfi nga Lerin, nuk dhanë asnjë përgjigje kush ka paguar dhe kush i ka punuar pesë përmendoret që po i vendos Qyteti i Shkupit. “Nikolla Gruevski, çka do të thotë heshtja juaj?

Duke pasur parasysh se keni prejardhje nga Krushoradi, cili është roli juaj për donacion në shoqatën anonime të qytetit të Shkupit?”, pyeti sot zëdhënësi i LSDM-së, Damjan Mançevski. Ai thekson se në Raportin e gjendjes së bilancit të Shoqatës thuhet se për vitin 2013 ka pasur rreth 13.000 euro. “Nëse kemi parasysh se përmendoret si donacion janë të gjitha nga pesë metra të mbuluara me bronze, të vendosura në postamente betoni, parashtrohet pyetja se si mund kjo shoqatë anonime të jep donacion të tillë?

Ose çka po ndodh me këtë bashkim shpirtëror të kësaj Shoqate kur në vitin 2014 mund të jep një donacion aq të vlefshëm? Thjeshtë vetëm për krahasim, nëse marrim parasysh se njëri nga luanët e bronzit me dimensione të ngjashme, i vendosur në urën ‘Goce Delçev’ sipas tarifës së Gruevskit ka kushtuar rreth 1 milion e 100 mijë euro, mund vetë të parashohim se këto pesë përmendore do të kushtojnë pesë herë më shumë.

Ose edhe një krahasim, vetëm honorari për autorët e dy autorëve të luanëve në urën e njëjtë vlejnë sa i gjithë buxheti vjetor i kësaj shoqate anonime respektivisht 14.000 euro. Edhe një herë kërkojmë të zbardhet burimi për financim të shoqatës anonime, vlera e donacioneve dhe autorët të cilët i kanë punuar përmendoret. Zotëri Gruevski të mos gënjehemi mes vete. Deri kur do të heshtni? Ky më është rast për Komisionin shtetëror për antikorupcion dhe Prokurorinë publike”, thekson nënkryetari i LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button