Dogana shpërfill shqiptarët, përfaqësimi është vetëm 13 për qind

Përfaqësim shumë i dobët i shqiptarëve edhe në Doganat e Maqedonisë. Vetëm rreth 13% është numri i shqiptarëve në këtë institucion, ndërsa shumë më pak në postet udhëheqëse. Përveç zv/drejtorit, i cili është shqiptar, të gjithë 4 këshilltarët e drejtorit janë maqedonas, transmeton Alsat.
Drejtoria e doganave është e organizuar në 7 sektorë, dhe sërish shqiptarët nuk janë të përfaqësuar me asnjë drejtor sektori.Puna e sektorëve udhëhiqet më tej nga 55 kuadro prej të cilëve vetëm njëri është shqiptar.

Përveç sektorëve, Drejtoria e Doganave është e organizuar edhe në 6 shërbime, që udhëhiqen nga 18 shefa shërbimi, sërish zero shqiptarë në mesin e tyre.

Situata është e ngjashme edhe në drejtoritë rajonale doganore.Në Shkup, prej 15 shefave të njësive doganore nuk ka asnjë shqiptar, sikurse edhe ndër 8 udhëheqësit e turneve. Në kuadër të Drejtorisë së Shkupit janë edhe 4 shefa për shërbime administrative dhe 20 kontrollorë, asnjëri prej të cilëve nuk është shqiptar.

Drejtoria rajonale e Kumanovës udhëhiqet prej 10 shefash të njësive doganore, mes të cilëve vetëm 1 shqiptar. Asnjë shqiptarë mes udhëheqësve të turneve dhe shefave të shërbimeve administrative, dhe vetëm një kontrollor nga gjithsej 8 të tillë.

Vetëm 1 shqiptar në Drejtorinë e Manastirit, ndërsa shumë drejtori të tjera rajonale janë etnikisht të pastra.

Nga gjithsej 152 poste drejtuese në Drejtorinë e Doganave, vetëm 4 udhëhiqen nga shqiptarët. Parë në përqindje, shqiptarët në postet udhëheqëse në doganë përfaqësohen jo më shumë se 2,6%. Zv/drejtori i doganave Lavdrim Veliu i cili përmes mediave u zotua se do të angazhohej në përmirësimin e përfaqësimit, sot nuk ishte i kapshëm për prononcim.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. shume ka me kete koke qe kan a nuk e shini cfare kretena keni ne funksione ju pritni te riten numri i perfaqsimit.NUK KENI NJEREZ TE MENCUR PIK, intelektual JO , ne administrat keni punesuar debillat me te mdhej ne kete shtet cfar pritni mbyllne gojen dhe shifne veten njeher edhe ju qe kritikoni se ju i votuat keto budallenje dhe tash 100te mencur smundet me e rregullu.

Back to top button