3 adoleshentë humbin jetën në aksident, ktheheshin nga një gëzim familjar

Një aksident tragjik ka ndodhur në Lushnjë, ku 3 adoleshentë kanë humbur jetën. Viktimat janë Burime nga policia bëjnë të ditur se viktimat janë Mario Rika 16 vjeç, Fadil Rika 17 vjeç dhe Sokol Sheqi 16 vjeç. Ndërsa me ta udhëtonte edhe një person tjetër, Francesko Mara i cili arriti t’i mbijetojë aksidentit që i mori jetën 3 moshatarëve.

Mësohet se të rinjtë janë aksidentuar teksa po ktheheshin nga një gëzim familjar, kur makina tip “Benz” humbi kontrollin dhe përfundoi në kanal.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 03:00 të mëngjesit pranë fshatit Ciflik, Kosovë e Vogël në një rruge rurale teksa të rinjtë po ktheheshin me automjet nga një gëzim familjar, dasmë.

Të rinjtë ishin banorë të fshatit Çinar në komunën e Fier-Sheganit. Në momentin që ndodhi aksidenti ata ishin duke u kthyer nga një ahengu i një dasme që sapo mbaroi. Tre prej djemve gjetën vdekjen e menjëhershme në vendngjarje.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se makina e tyre tip “Benz” ka humbur kontrollin në kthesë dhe ka përfunduar në kanal duke shkaktuar vdekjen e 3 të rinjve. Shkak dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik.

Lajme të ngjashme

Back to top button