Skafi përplaset me shkëmbinjtë, shpëtojnë turistët

 

Aventura e 5 turistëve shqiptarë, të cilët kishin zgjedhur të vizitonin plazhet e Sarandës me një skaf të vogël, nuk ka shkuar ashtu siç duhet. Si pasojë e motit të keq, dallgët e kanë shtyrë mjetin lundrues drejt shkëmbinjve në gjirin e Manastirit. Pas përplasjes skafi është mbushur me ujë, duke rrezikuar jetën e 5 të rinjve, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë, njofton Mapo. Falë ndërhyrjes në kohë të forcave të policisë kufitare është shmangur një tragjedi e mundshme dhe turistët janë nxjerrë shëndoshë e mirë në tokë.  Turistët që ndodheshin në mjetin ujor janë: Dorian Boja 35 vjeç, Erion Boja 23 vjeç, Gensol Tafa 30 vjeç, Ervina Katina 24 vjeç dhe Mariza Hoxha 24 vjeç. Ata janë transportuar të gjithë drejt Sarandës dhe përveç tronditjes që kanë pësuar, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Back to top button