Ziadin Sela priti artistët e kinematografisë shqiptare

Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela, priti disa nga artistët më në zë të skenës dhe kinematografisë shqiptare.

Në sajë të “Verës Kulturore Shqiptare”, artistë me emër si Robert Ndrenika, Enver Petrovci, etj, u pritën sot në ambientet e Komunës së Strugës.

Artistët të ardhur në mbështetje të Festivalit ” K ‘tu Fest”, shprehën kënaqësinë e tyre , që për herë të parë të shijojnë një festival skenik që frymon shqip.

Kryetari i Komunës së Strugës nga ana  tjetër falënderoi artistët e shquar, për mbështetjen e tyre që i bëjnë kulturës dhe artit shqiptar me vetë prezencën e tyre.

Të pranishmit shprehën mbështetjen dhe vullnetin e tyre që “K ‘tu Fest” të vazhdojë të përforcohet tradicionalisht dhe vitet e ardhshme në bashkëpunim me Komunën e Strugës e në bashkërendim me aktivitet tjera kulturor artistik të “Verës Kulturore Shqiptare Strugane”.

Lajme të ngjashme

Back to top button