Shoqata e juristëve fiton edhe një “betejë” në fushën e diskriminimit

Shoqata për jurist të ri në Maqedoni informon se Gjykata Themelore Shkupi 2 në bazë të procedurave të mbështetura nga Shoqata ka sjellë edhe vendimin e dytë me të cilën vërtetohet diskriminimi në bazë të Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, e para nga fusha e marrëdhënieve të punës.

Gjykata ka vërtetuar diskriminim dhe shkelje të së drejtës për barazi dhe diskriminim në bazë të viktimizimit, për shkak të mosdhënien e rrogës.

Gjykata e ka obliguar punëdhënësin që ti mundësojë viktimës për të zbatuar të drejtat e punës dhe në të ardhmen të përmbahet nga ndërmarrja e veprimeve që shkelin të drejtën e paditësit për trajtim të barabartë të garantuar me Ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi dhe Ligjit për marrëdhënie pune.

Lajme të ngjashme

Back to top button