Renditja e universiteteve shqiptare në Ballkan për gjysmën e 2014-tës

Një nga grupet më të mëdha të kërkimeve në Spanjë, “Këshilli Superior për Kërkime Shkencore”, (Consejo Superior de Investigaciones Científicas), ka publikuar në faqen e tij (webometrics.info) rankimin e universiteteve më të mira në botë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2014.

Në këtë rankim, si çdo vit janë përfshirë edhe universitetet shqiptare. Shihet se për të katërtën herë rradhazi, Universiteti Epoka mbetet në krye të listës së universiteteve shqiptare.

Universiteti Epoka është rankuar i 3701-ti në botë dhe i pari në Shqipëri. Ai ndiqet nga nga Universiteti i Tiranës, i cili renditet gati 3 mijë vende më poshtë, i 6247-ti, nga Universiteti Politeknik i Tiranës, në vendin e 8716-të, nga Universiteti Bedër, në vendin e 9573-të dhe Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, në vendin e 10132-të.

Përsa u përket universiteteve shqiptare në Ballkan, Epoka renditet në vendin e parë, duke u ndjekur nga Universiteti i Prishtinës (4937), Universiteti i Europës Juglindore  (7070 në botë) dhe i 4-i në Maqedoni, ndërsa Universiteti Shtetëror i Tetovës është rankuar i 11334-ti në botë dhe i 7-i në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button