Shënimi i 13 vjetorit të MO-së, ku do të jenë Ivanov, Gruevski e Ahmeti?

Më 13 gusht me një tribunë shkencore do të shënohet dekada e dytë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Nga sekretariati për Marrëveshjen e Ohrit, siç shkruan Dnevnik, bëjnë të ditur se bëhet fjalë për tribunë, jo për konferencë ndërkombëtare, ashtu si që ishte planifikuar. Në shënimin e përvjetorit do të debatojnë analistë dhe ish funksionarë nga vendi e rajoni.

Të ftuar janë edhe dy nënshkruesit e gjallë të dokumentit Lupço Georgievski dhe Branko Cërvenkovski, por nuk ka konfirmim nëse do të marrin pjesë në tryezën e rrumbullakët.

Përveç firmëtarëve Gerogievski e Cërvenkovski në tribunë pritet të marrin pjesë edhe ish kryeministri Vllado Buçkovski dhe ish ambasadori Nano Ruzhin, ekspertët juridik që kanë qenë pjesëmarrës në përgatitjen e marrëveshjes, Vllado Buçkovski e Naser Zyberi, ekspertë dhe analistë, Rizvan Sulejmani e Imer Ismaili, por edhe ministra aktual.

Sipas burimeve të kësaj gazete nuk ka as konfirmim nëse në tribunën do të marrë pjesë edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Ende nuk bëhet e ditur se kush nga analistët e ekspertët nga Kosova, Shqipëria apo Serbia do të marrin pjesë në këtë manifestim.

Lajme të ngjashme

Back to top button