8 këshilla për të rritur shanset për të ngelur shtatzënë

Nisni nga ushqimi– Përdorni sa më shumë fruta, perime, ushqime integrale, vaj ulliri dhe evitoni yndyrat shtazore dhe gjalpin. Një regjim ushqimor i shëndetshëm stimulon pjellorinë.
Kujdes me peshën trupore– Obeziteti pengon pjellorinë qoftë tek femra, edhe tek mashkulli. Pesha e tepërt zbeh aktivitetin e vezoreve dhe prodhimin e spermatoziodëve.
Kujdes edhe me dobësinë– Një peshë ndjeshëm e ulët, redukton me 20% mundësinë për të ngelur shtatzënë, kjo pasi faza e pjellorisë është shumë e ulët.
Duhani dhe alkooli– Ndikojnë negativisht në periudhën e pjellorisë së femrës dhe reduktojnë numrin e spermatozoidëve te mashkulli.
Aktiviteti fizik- Praktikoni së paku gjysmë ore në ditë aktivitet fizik. Në këtë mënyrë organizmi është më i prirur për të qenë më pjellor. Mirëpo nuk duhet tepruar, pasi masa e tepërt muskulore mund të bllokojë pjellorinë.
Dielli– Qëndrimi në diell lehtëson marrjen e vitaminës D dhe rregullon fazën e pjellorisë. Nuk është rastësi që pjesa më e madhe e ngjizjeve ndodhin në muajin gusht, kohë kur trupi ekspozohet më shumë në diell.
Masat mbrojtëse– Qysh në fillimet e aktivitetit seksual duhet të përdorni masa mbrojtëse për të shmangur infeksionet bakteriale që mund të provokojnë sterilitet. Raportet e pambrojtura stimulojnë patologji të ndryshme.
Mos prisni shumë- Mos prisni shumë për të ngelur shtatzënë, pasi me kalimin e viteve mundësia reduktohet, veçanërisht tek femra. Mosha më e mirë e pjellorisë për femrën është nga 20 deri në 26 vjeç. Kjo pasi me kalimin e viteve përkeqësohet gjendja e vezoreve. Gjithashtu të dy partnerët minimalisht duhet të bëjnë kontrolle një herë në vit, femra te gjinekologu dhe mashkulli te andrologu.

Lajme të ngjashme

Back to top button