Zbulimi i ri, Aspirina në luftë me kancerin

Më shumë se 6,000 jetë njerëzish mund të shpëtohen në një vit nëse të gjithë në Britani të Madhe mes moshës 50 dhe 65 vjeç marrin një aspirinë çdo ditë për të ulur rrezikun e tyre të kancerit, sulmit në zemër dhe infarkti, hulumtimi nga universiteti “Mbretëresha Mari” ka pretenduar.

Në provat e fundit të përfitimeve nga aspirina, një nga ilaçet më të lira dhe më të përdorura gjerësisht, ekspertët thanë se duke marrë një dozë të përditshme për 10 vjet me radhë mund të jetë “gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë për të reduktuar kancerin pas ndalimit të pirjes së duhanit dhe reduktimin të shëndoshjes”.

Aspirina, e cila është marrë tashmë nga shumë njerëz për të parandaluar sulme në zemër dhe tru, ka treguar gjithashtu edhe reduktimin e rrezikut për disa lloje kanceri, kryesisht ato të tretjes, të tilla si kanceri i zorrëve, kanceri në stomak dhe kancerit të ezofagut .

Megjithatë, ka pasur shqetësime se efektet anësore duke përfshirë gjakderdhjet në stomak dhe ulcerën, mund të kundërveprojnë, dhe droga në këtë rast nuk është e rekomanduar si një formë e parandalimit të kancerit.

Vdekjet nga kanceri i zorrëve mund të reduktohen me 40 për qind, kanceri i fytit me 50 për qind dhe kanceri në stomak me 35 për qind, sipas hulumtimeve më të fundit nga universiteti “Mbretëresha Mari”.

Lajme të ngjashme

Back to top button