Disa lagje të Shkupit nesër pa rrymë

Qendra rajonale për menaxhim me kriza në qytetin e Shkupit informon se nesër, pa energji elektrike do të mbeten disa lagje të Komunës së Studeniçanit, Butelit, Shuto Orizares dhe Çuçer Sandevos.

Në komunën e Butelit pa energji elektrike do të jenë rrugët: Aleksa Dundiq, Maja Mezhureçka, Alpi, Ferid Bajram, Hristijan Todorovski Karposh, Aleksandar Turunxhiev, Rokomija dhe Kuçevishka Bara, nga ora 8 deri në orën 15.

Në Komunën e Studeniçanit pa energji elektrike do të jenë fshati Studeniçan gjatë periudhës prej orës 7 deri 13.

Rruga Makedonska Kosovska Brigada në Shuto Orizare pa energji do të jetë prej orës 8 deri në orën 15.30 si dhe rruga Volt Dizni dhe Dime Meçeto prej 9 deri 15.

Në Çuçer Sandev banorët e fshatit Mirkovci do të jenë pa energji elektrike prej orës 9 deri 15.

Lajme të ngjashme

Back to top button