Marrëveshja e Ohrit, 13 vite pas, shqiptarët larg përfaqësimit adekuat në institucione

Tash kur bëhen 13 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimit i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve mbetet ende larg normës së garantuar nga kjo Marrëveshje dhe Kushtetuta. Duke iu referuar vitit 2013, përqindja e shqiptarëve në institucionet shtetërore është 18,1%, ndërsa dinamika e rritjes për të përmbushur shifrat, ngadalësohet çdo vit, transmeton Alsat.

Që nga viti 2007, kur Avokati i Popullit ka filluar të përpunojë raporte rreth përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, numri i shqiptarëve në institucione është rritur për 13 mijë të punësuar, ose vetëm rreth 7 %. Nga ana tjetër, edhe pse përqindja e të punësuarve maqedonas në konkurset e viteve të fundit ka qenë në ulje, numri i përgjithshëm i tyre vazhdon të rritet në vazhdueshmëri. Mbi 32 mijë nëpunës maqedonas janë shtuar në administratën shtetërore që prej vitit 2007. Madje për herë të parë pas 7 vitesh, në vitin 2013 është shënuar rritje edhe e përqindjes së të punësuarve maqedonas. Përqindja e tyre vazhdon të jetë mbi 75%, edhe pse duhet të ulet në 65%.

Edhe Më tej, qindra institucione nuk kanë asnjë shqiptarë, ndërsa në institucione kyçe, si gjykatat, prokuroritë publike, Ministrinë e Brendshme, të Jashtme, të Mbrojtjes dhe Financave, përqindja e shqiptarëve mbetet tejet e ulët, madje edhe nën mesataren e përgjithshme. NëSE vazhdon tendenca e viteve të fundit, është e qartë se diskriminimi dhe mos respektimi i parimit kushtetues për përfaqësim të drejtë do të vazhdojë edhe për shumë vite të tjera.

Faktori shqiptar në Qeveri, nga ana tjetër, edhe më tej nuk po gjen një mekanizëm që t’i sanksiononte institucionet për mos respektimin e këtij parimi, edhe pse prej 3 mandatesh në qeveri, paralajmërohet krijimi i një mekanizmi ligjor që do t’i obligojë të gjitha institucionet që 25% nga numri i të punësuarve t’i kenë shqiptarë.

Maqedonas | Shqiptarë
Viti_____________Gjithsej________________Përqindja_______________ Gjithsej _________________Përqindja
2013_____________81406___________________75,3__________________19565____________________18,1
2012____________ 80667___________________75,2__________________19083____________________17,8
2011_____________77879___________________76,3__________________17598____________________17,2
2010_____________63761___________________77,23_________________13966____________________16,92
2009_____________55266___________________79,92_________________9712_____________________14,05
2008_____________55193___________________81,49_________________8642____________________ 12,76
2007_____________ 49923__________________83,72________________6429_____________________ 10,78

Lajme të ngjashme

Back to top button