Ndërmerren masa preventive nëpër aeroporte, kundër Ebolës

Në aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup janë siguruar hapësira të posaçme për izolim, ku ai do të qëndrojë derisa nuk merret me automjet të posaçëm sanitar dhe transportohet në Klinikë për sëmundje infektive. Gjithashtu për udhëtarët tjerë të cilët kanë pasur kontakt me të infektuar nga Ebola është siguruar hapësirë e posaçme karantinë, ku do të qëndrojnë 21 ditë derisa të konfirmohet nëse kanë simptoma të virusit.

Këtë e deklaroi mjekja Jovanka Kostovska, anëtare e Komisionit për sëmundje infektive pranë
Ministrisë së Shëndetësisë, e cila tha SE sot kanë mbajtur takim koordinues me udhëheqësin e
aeroportit “Aleksandri i Madh” ku u bisedua për aktivitete të cilat duhet ata t’i ndërmarrin dhe ato të cilat Komisioni i ndërmerr me qëllim të jenë të përgatitur për paraqitjen eventuale të të sëmurit
apo i dyshimtë me sëmundjen virusale.

Do të ndërmarrim, theksoi AJO, koordinim më të madh me shërbimin kufitar dhe policinë nga
aeroporti, me atë që do të marrim të dhëna për të gjithë udhëtarët të cilët vijnë nga vendet e
rrezikuara ku ka Ebola, pa marr parasysh nëse kanë simptoma, ata do të merren në pyetje në
aeroport dhe kontrollohen për gjendjen e tyre eventuale shëndetësore dhe lëshohen në shtëpi
nëse janë të shëndoshë. Ajo thekson se ata do të kontaktohen vazhdimisht dhe do të jenë nën
mbikëqyrje gjatë 21 ditëve të ardhshme sa zgjat periudha e inkubacionit të kësaj sëmundje.
“Presim të dyshimtë një ose maksimum dy nga kjo situatë në korniza botërore siç është tani.
Vazhdojmë me takime të përditshme të Komisionit, me komunikim të vazhdueshëm me
autoritetet e aeroportit dhe me policinë kufitare dhe doganat, me qëllim të informohemi në kohë
për paraqitjen eventuale të udhëtarit të infektuar. Autoritetet e aeroportit kanë dhe procedurat e
tyre të cilat i respektojnë dhe e dinë saktë si të veprojnë nëse në aeroplan ka udhëtarë të infektuar
apo të dyshuar dhe kë duhet ta njoftojnë”, tha Kosotvska.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, ajo tha se ebola është sëmundje për diagnostifikimin e
së cilës nevojitet laborator biosigures të tipit 4.

“Jo të gjitha shtetet e kanë këtë, as ne e as shtetet tjera nga rajoni. Për këtë shkak është dakorduar
në raste të tilla materiali të transportohet në laboratori REFERENTE të cilat mund të hulumtojnë
edhe të na tregojnë nëse bëhet fjalë për Ebolën. Mjekimi është me terapi simptomatike. Klinika për sëmundje infektive ka vendosur protokoll për mjekimin e të dyshuarve apo infektuarve me Ebolë dhe kanë tërë terapinë e nevojshme”, theksoi Kostovska.

Ajo theksoi se nga të gjitha vendet ku ka Ebolë: Guineja, NIGERIA, Siera Lone dhe Liberia, nuk pritet përmes rrugës tokësore të arrijë i dyshuar apo i infektuar nga ebola.

Kostovska tha se deri tani nuk ka pasur paralajmërim nga shërbimet e aeroportit për pacient të
dyshuar nga ndonjë sëmundje infektive apo se arrin nga destinacionet me sëmundje të
rrezikshme infektuese, ndërsa ka pasur paralajmërim për pacientë, të cilët në aeroplan kanë
pasur infarkt, janë alivanosur apo me ndonjë sëmundje tjetër jo infektuese, me ç ‘rast shërbimet
mjekësore menjëherë i kanë transportuar me automjet të ndihmës së shpejtë mjekësore.

Lajme të ngjashme

Back to top button