Prej sot në 18h, mbyllen tërësish Ura e Gurrit dhe Syri

Qyteti i Shkupit për të katërtën herë, në bashkëpunim me Shkollën e mesme hotelierike të Qytetit të Shkupit “Llazar Tanev”, organizojnë manifestimin “Mëngjes në urë” i cili do të mbahet te Ura e Gurit dhe ura Syri, ditën e dielë (22.09.2013) nga ora 09 deri 11:00.

Me qëllim që organizimi i kësaj ngjarje të jetë më i mire, më 21.09.2013, prej në ora 18:00 deri të nesërmen më datë 22.09.2013 në ora 13:00, dy urat do të jetë tërësisht të mbyllura për qytetarët e qytetit të Shkupit. 

Të dielën, qytetarët të cilët janë paraqitur për këtë manifestim, me vete duhet ta kenë biletën falas me dokumentin për identifikim

Hyrja për në këtë Manifestim dhe në dy urat do të jetë vetëm nga ana e sheshit Maqedonia. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button