Dibra pa ujë të pijshëm

Në Dibër është vendosur restrikcioni i ujit, 5 orë gjatë ditës dhe 6 gjatë natës.

Siç njoftoi ndërmarrja komunale e Dibrës, restrikcion të ujit do të ketë për shkak të keqpërdorimit të ujit.
“Ujë ka mjaftueshëm. Në rezervuar hynë 130 litra në sekondë, por për shkak keqpërdorimit të madh edhe përkundër të gjitha masave të ndërmarra, ishim të detyruar të vendosim restrikcionin”, tha Mazllum Leshi, drejtor i ndërmarrjes publike komunale, “Standard”.

Sipas tij uji që vjen në rezervuar është i mjaftueshëm për qytetin me 70 mijë banorë, ndërsa Dibra nuk ka as 10 mijë banorë.

“Kemi ujin më kualitativ në Maqedoni, por keqpërdoret, një pjesë e shfrytëzuesve nuk bën pagesën e faturave dhe na detyrohen miliona euro”, tha Leshi.

Në listën e borxhlinjve ka edhe firma që nuk kanë paguar edhe nga 30 mijë euro. Numri është i madh i atyre që kanë për të paguar me mijëra euro. Në mesin e qytetarëve ka preja tyre që kanë pronësi, bartës të funksioneve, këshilltar komunal, mjek, profesor, biznesmen me fatura të pa paguara prej 2 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button