Paragjykimet më të fuqishme se arsimi i integruar

OSBE-ja përmes një deklarate ka rikthyer në agjendën politike debatin mbi arsimin e integruar në Maqedoni. Në fakt ka qenë deklarata e kësaj organizate, e cila arsimin e integruar e vrojton si shtyllë kryesore për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike, e cila ka shkaktuar reagimin e ministrit të ri të Arsimit, Abdilaqim Ademi se strategjia për arsim të integruar, duhet zbatuar në tërësi dhe jo në mënyrë të njëanshme, vetëm në aspektin e mësimit të gjuhës.

Për dhe kundër arsimit që integron

Ky projekt, i cili ishte në debat publik në vitin 2010, pati shkaktuar reagimin e ashpër të Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë (LASH). Sipas kësaj organizate joqeveritare “Arsimi i integruar apo mësimi i maqedonishtes nga klasa e parë për nxënësit shqiptarë, është çështje e mbyllur që nuk do të mund të realizohet asnjëherë”. Mendimit që edhe nxënësit maqedonas të mësojnë gjuhën shqipe, siç shqiptarët e mësojnë maqedonishten, një pjesë e prindërve maqedonas i përgjigjen pozitivisht. Vlladimir M., prind i një nxënësi në Shkollën Fillore “Vllaznimi” nëShkup thotë për Inbox 7 se në këtë shkollë vitin e kaluar janë regjistruar një paralele në gjuhën shqipe dhe një në atë maqedonase. Një pjesë e prindërve, tregon Vlladimiri, kanë pohuar gatishmërinë e tyre që fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën shqipe, por Ministria e Arsimit nuk ka ndërmarrë asgjë që ky projekt të realizohet. “Për fat të keq edhe përkundër premtimeve të Ministrisë së Arsimit se do ta lejojë këtë, ndërsa kuadri do të sigurohet pa pagesë, kaloi një vit dhe asgjë nuk është ndërmarrë. Është pasuri që fëmija im të dijë gjuhën shqipe që të mund të kuptohet më moshatarët e tij në oborrin e shkollës dhe më pas me fëmijët tjerë. Sipas meje përderisa nxënësit mësojnë në paralele të ndara, nuk mund të tejkalohen stereotipat se pjesëtarët e një etnikumi janë më pak të vlefshëm se sat ë tjerët”, sqaroi Vlladimir M. Por jo të gjithë në shoqërinë tonë e ndajnë mendimin e Vlladimirit. Një prind tjetër është kategorikisht kundër që djali i tij të mësojë shqipen. “Nuk dua që fëmija im të mësojë shqipen, nuk e di se çka mund t’i duhet, sepse shqiptarët e dinë maqedonishten”, është decid prindi Millan K ngaShkupi.

Shkolla e Tearcë s ka gjetur formulë n integruese

Por jo çdoherë duhet pritur nga shteti. Kur ka vullnet, nuk duhet ndërhyrje e shtetit, që dy palët të mësojnë gjuhën e njëri tjetrit dhe mbi të gjitha të njohin më mirë tjetrin. Një shembull i tillë i integrimit, që nuk imponohet nga politika dhe institucionet, është Shkolla Fillore “Kiril Pejçinoviq”në fshatin Tearcë të Tetovës. Drejtori i kësaj shkollë,Metin Muaremi është edhe kryetar i Qendrës për Edukim dhe Zhvillim (QEZH). Për magazinën online Inbox7 thotë se shkolla që ai drejton nuk ka qasje etnocentrike dhe nuk favorizon një kulturë dhe duke anashkaluar kulturat tjera që jetojnë në Maqedoni. “Ne si shkollë falë përfshirjes në projekte të ndryshme si dhe përvojës të cilën e kanë përfituar arsimtarët në sektorin civil, mund të mburremi se zbatojmë aktivitete të integruara ndër-etnike. Kjo nënkupton aktivitete të përbashkëta ndërmjet nxënësve që mësojnë të ndarë sipas gjuhës mësimore. Kur nuk është e mundshme përmes aktiviteteve mësimore, arrihet përmes aktiviteteve jashtëmësimore kulturore, sportive dhe ekologjike. Përmes këtyre aktiviteteve nxënësit mësohen në bashkëveprim, u zvogëlohen paragjykimet për etnitë tjera përmes kontaktit të drejtpërdrejtë si dhe rritet nevoja për bashkëpunim”, deklaroi Muaremi. Sipas tij Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) duhet të mbështesë projektet e këtilla dhe të njëjtat duhet të zbatohen në tërë territorin e shtetit, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të zhvillohet fryma e multikulturalizmit.

Modeli Nansen për arsim të integruar

Por projekti, nuk është pranuar krahëhapur si sot. Ka pasur edhe vështirësi rreth realizimit meqë prindërit dhe shkollat nuk kanë qene të njoftuara paraprakisht me ndonjë model të ngjashëm. “Sfida kryesore ka qene shpjegimi i modelit dhe pranimi i tyre nga prindërit. Ata janë faktori kyç, pa te cilët nuk mund të zbatohet ky projekt. Probleme tjera kemi hasur edhe në infrastrukturën shkollore, ku fatkeqësisht ka mungese të kushteve elementare për zhvillim të rregullt te procesit arsimor dhe të modelit tonë. Për këtë arsye u ndihmojmë shkollave me furnizim me pajisje të klasave me materiale didaktike, projektorë LCD, materiale te ndryshme për pune, etj”, u shpreh Veton Zekolli.Organizata të ndryshme ndërkombëtare mbështesin projektin e arsimit të integruar. Në funksion të promovimit dhe zhvillimit të arsimit të integruar është edhe Qendra për Dialog “Nansen” në Shkup (QDNSH). Këtë projekt kjo organizatë e zbaton në tetë shkolla te ndryshme fillore dhe një të mesme, ndërsa shkolla e parë që filloi realizimin e tij ishte ajo e fshatit Prelubisht të komunës sëJegunovcësVeton Zekolli, menaxher i projektit thotë përInbox7 se i njëjti tregon rezultate të shkëlqyeshme. “Ky model e mbështet integrimin e nxënësve që iu përkasin bashkësive të ndryshme etnike, të cilët së bashku qëndrojnë dhe e përcjellin procesin mësimor, secili në gjuhen e vet  në ndërtesën e njëjtë. Përveç se promovohet integrimi i nxënësve, vjen edhe deri te integrimi i kuadrit mësimor, me përkatësi të ndryshme etnike ndërsa gjithsesi leverdi e rëndësishme është edhe integrimi në mes të prindërve. Modeli ofron korrelacion mes përmbajtjeve të programeve mësimore zyrtare dhe programeve të aktiviteteve me karakter joformal, jashtëmësimor”, shpjegoiZekolli për të shtuar se aktivitetet e integruara jashtëmësimore begatohen me qasjen dygjuhësore me metodën e lojës”.

Ndërsa Forumi Rinor Arsimor (FRA) vlerësoi se në Maqedoni nuk realizohen politika integruese në arsim, ndërsa gjuha e ndarjeve dhe urrejtjes janë të shpeshta. Prandaj nga kjo organizatë apelojnë që strategjia e integrimit në arsim të integruar duhet të zbatohet në tërësi, me qëllim që të kemi shkolla integruese. “Shumë shkolla funksionojnë si homogjene në kuptimin etnike, turne dhe ambiente të ndara. Thelbësore është të stimulohet komunikimi, aktivitetet jashtëshkollore, shoqërimi rinor midis të rinjve të të gjitha komuniteteve, me qëllim që të tejkalohen paragjykimet dhe të mundësohet bashkëjetesa”, mendon Dona Kosturanova, kryetare e FRA-së.

Projekti që parashikonte arsimin e integruar, e që do të thoshte që nxënësit shqiptarë të mësonin maqedonishte nga klasa e parë dështoi meqë politika shqiptare dhe subjektet arsimore, por edhe shumë komuna e cilësuan si të dëmshëm dhe projekt që nuk i ndihmon integrimit, përderisa nuk parashikon që mësimi i gjuhës shqipe për nxënësit maqedonas të jetë i detyrueshëm./Inbox7

Lajme të ngjashme

Back to top button