Gostivar, bie nga skela, plagoset rëndë 36-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Toplicë të Gostivarit, ku një punëtor i fshatit Pallçisht ka rënë nga skela.

M.F ka ra nga skela duke punuar në ndërtimin e një shtëpie në pronësi të personit F.J.

I plagosuri është dërguar fillimisht në spitalin e Gostivarit, por për shkak se ka patur plagë të rënda është dërguar më tej për kurim në Shkup.

Policia po punon për zbardhejn e rastit.

Lajme të ngjashme

Back to top button