Aleanca Kuq e Zi: Rama të japë dorëheqje

Aleanca Kuq e Zi po zhvillon ditën e sotme një protestë përpara Bankës së Shqipërisë, në lidhje me vjedhjen e ndodhur para disa ditësh. Kreu i AK, Kreshnik Spahiu ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë fajtor për vjedhjen në Bankën e Shtetit.

“Jemi këtu për të çuar një mesazh të qartë për Kryeministrin. Jep dorëheqjen! Ti je fajtori! Duhet të japësh dorëheqjen. Ti je përgjegjës dhe sot je inkriminuar pasi të është mbyllur goja me shumën prej 500 mijë euro. Ti nuk mund të jesh rilindësi i shqiptareve. Je turp i tyre, sepse je shumë i vogël, pavarësisht nga trupi i gjatë”, tha Spahiu.

Sipas tij, në 300 ditët e qeverisë kanë ndodhur plotë 300 skandale. “Jemi mbledhur pas qeverisjes që ka 300 skandale në 300 ditë. Mbas 500 vitesh në Shqipëri nuk të japin votat dhe nuk bëhesh Kryeministër po nuk vodhe 500 mijë euro”, u shpreh kreu i AK. Vjedhja e BSH, AK në protestë: Rama, jep dorëheqjen./ Noa

Lajme të ngjashme

Back to top button