Blerina mori përvojë nga Kuka dhe Kelmendi

Kampionia e Ballkanit në xhudo, Blerina Seferi, ka qëndruar për tre ditë më radhë në kampin ndërkombëtarë të organizuar në qytetin e Pejës nga njëri prej trenerëve më të mirë në Botë, Driton Kuka si dhe kampionia e Botës Majlinda Kelmendi.

“Shqiponja e Shipkoviës” ka thënë se ka qenë shumë e kënaqur nga pritja, ndërsa për te padyshim se ishte shumë me vlerë pjesëmarrja në stërvitjet me mjeshtrin e madh Kuka.

“Ndjenja të ushtroj bashkë me kampionen e Botës, Majlinda Kelmendi ishte shumë e mirë. Ndërkohë që të bëj ushtrimet me trajnerin më të mirë botërore Driton Kuka ishte respekt për mua. Ai ka qen i kënaqur nga kualiteti që posedoj, kështu që më ka ftuar prapë të vizitoj kampion sa herë që do kem mundësi”, tha Blerina Seferi.

Ndryshe, Bleri është dashur një ditë më herët të braktis këtë kamp pasi në fshatin e saj Shipkovicë ishte organizuar një manifestim nga diaspora ku gjithçka ka qen në kuadër të traditave shqiptare. Edhe Blerina Seferi në këtë manifestim është paraqit me veshje kombëtare ku përveç demonstrimit në xhudo, ka treguar se ka aftësi edhe për të recituar dhe vallëzuar vallet shqipëtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button